Reina zyrtarisht i jep lamtumirën Napolit, italianët kontaktojnë zëvendësuesin
Pepe Reina i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Napolit në një darkë ku ka ftuar shokët e skuadrës. Ai do t’i bashkohet Milanit për dy sezonet e ardhshme, ku do të përfitojë 3.5 milionë eurosezon.

Gjithsesi napolitanët duket se e kanë gjetur zëvendësuesin e tij dhe ai është Rui Patricion, portierin e Sportingut të Lisbonës, i cili javën e kaluar u takua me presidentin De Laurentis dhe arritën marrëveshjen për dy milionë eurosezon.

Gjithsesi tani ka mbetur të marrin udhën e duhur edhe negociatat mes klubit portugez dhe Napolit, pasi diferenca mes ofertës dhe kërkesës është ende e madhe. Napoli ofron 13 milionë ndërkohë portugezët duan 25 milionë. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2018, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori