Reja debuton me humbje, Islanda i falet një goli (VIDEO)
Shqipëria nuk ia ka dalë të marrë një rezultat pozitiv në transfertën Islandeze duke u mundur me rezultatin e ngushtë 1-0.

Eksperimenti i Edi Rejas për të luajtur me 3-5-2 e famshëm nuk ka rezultuar shumë efektiv te kuqezinjtë të cilët janë ndëshkuar nga vetëm një episod në pjesën e parë aty Gudmanson dribloi 3 mbrojtës njëherazi duke gjetur golin e fitore.

Kuqezinjtë kanë pasur mundësi për të shënuar ku fillimisht ishte Hysaj që tentoi portën ndërkohë që edhe në pjesën e dytë kanë dominuar të besuarit e Rejës por pa e gjetur golin e barazimit.

Një fakt i çuditshëm lidhet me debutimin e Edi Rejës duke qenë se asnjëherë nuk ka arritur të debutojë me fitore si trajner dhe këtë traditë e ka mbajtur të paprekur edhe sot.
Shtuar më 08/06/2019, ora 16:53
Boss
e Shtunë 8 Qershor 2019, Ora 17:05
Koment i pavlefshëm!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori