Tani nuk ka më asnjë dyshim, Edi
Reja do të jetë trajneri i Lazios edhe në sezonin e ardhshëm. Tekniku nga Goricia ka nënshkruar rinovimin e kontratës deri më qershor të 2012-ës.
Zyrtarizimi për këtë ka ardhur nga presidenti bardhekaltër, Klaudio Lotito.
"Po, është zyrtare, kam thënë gjithmonë se midis nesh nuk kishte probleme. Ka nënshkruar, për një vit sepse kjo është mënyra e tij e punës".
Më pas, numri një i Lacios, ka folur për lojtarët: "Skuadra që fiton nuk ndryshohet. Çfarë ka
fituar Lazio?
Një
pozicionim në renditje në vendin e pestë nuk më duket pak, dhe
Lazio, me përjashtim të Milanit, është ekipi që ka pasur rendimentin më të mirë për sa i takon vazhdimësisë, duke qëndruar midis katër të parave. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2011,
ora 18:07