Reja: Mendoj vetëm për Andorrën
Ashtu sic e do zakoni pas publikimit të listës për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës, trajneri i Shqipërisë Eduardo Reja ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka folur për mungesat dhe risitë e listës, shkruan Albeu.com

Pas publikimit të listës për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës, trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja ka dalë në një konferencë për shtyp.

Mungesa e Cikalleshit dhe objektivat e Kombëtares për këto ndeshje?

Për Cikalleshin më vjen keq, pasi që kur kam qenë këtu ka qenë një lojtar deciziv. Mendoj se kemi një kontigjent të përshtashëm, kemi alternative. Kemi pritshmëri të larta për të vëzhguar Kamberin. Kam gjithmonë për ndërrime, pasi kam disa lojtarë për të bërë atë që më duhet. Kemi bërë një rritje shumë të rëndësishme për sa i përket edhe lojës.

Sa e vështirë është të merrni rezultatet, dhe të motivoni lojtarët?

Dua që të krijojmë mentalitetin e të luajtur gjithmonë në maksimum. Nuk dua që në ndeshjen e parë të bjerë përqendrimi dhe të luajmë nënë atë që është e mjaftueshme në fushë. Nëse duam të rritemi si skuadër, duhet të japin shumë vëmendje ë ndeshjen me Androrrën. Duhet të tregojmë rritje mentale dhe profesionalizëm. Ndeshja me Andorrën është më e rëndësishme për mua, pasi me Francën motivohen lojtarët edhe nga stadiumi i ri . Andorra është ndeshja më e vështirë nga ana e motivacionit.

Rinovimi i Kombëtares? Objektivi i parë është të arrijmë rezultatet maksimale. Ne kemi detyrën që të arrijmë 18 pikë. Kam rinovuar shumë se kanë debutuar Kumbulla e Selahi. Ideja ime është të rinovojmë por gradualisht, nuk mund të luajë menjëherë. Nëse e ardhmja ime do të jetë te Shqipëria do të kemi në mars e prill do të ketë miqësore e do të kemi mundësi. Ka të rinj që po ndjek. Nëse skuadra po luan mirë e punon në bazë të funksionit atëherë ndryshimi është nga pak. Federata sheh të ardhmen por është rezultati. Unë shoh të tashmë, Andorrën. Nëse do të rri do të jetë puna dhe një program që do të diskutoj me presidentin. Është edhe një punë që po bëhet me ekipet e të rinjve paralelisht", tha Reja.

Shtuar më 10/11/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori