Reja zbulon prapaskenën e bujshme: Etrit Berishën e kërkuan Juventusi dhe Milani
ë gjesh një portier me rrogë 1 milion euro në vit në Serinë B është diçka shumë e rrallë dhe ky përjashtim në këtë sezon quhet Etrit Berisha.
Gardiani kuqezi është ndër lojtarët më të paguar në kategorinë e dytë italiane, ndërsa përfiton një rrogë tejet të lartë në radhët e SPAL, portën e të cilit ka vendosur të mbrojë edhe në këtë edicion pas rënies nga elita.
Një vendim i çuditshëm në
fakt kur mëson se portierin e kanë kërkuar dy nga klubet më të njohura italiane, Juventus dhe Milani, gjatë kësaj vere.
Të dy klubet në fjalë e kërkonin si zëvendësues në katërkëndor duke i besuar aftësive të tij në rast se do të kishin nevojë që të linin pushim Sheznji dhe Donaruma.
Duket si thashethem i merkatos, por është në
fakt një diskutim që ka ndodhur realisht dhe këtë e konfirmon vetë Edi Reja në një intervistë të dhënë në Itali.
"SPAL ka bërë një goditje të madhe duke mbajtur Berishën. E meriton ende të luajë në Serinë A, ndërsa kishte negociata shumë konkrete me Juventusin dhe Milanin për të qenë portier i dytë, kurse në mbyllje të merkatos edhe me Spezian. Por më pas, në një situatë kaq të bllokuar, nuk u konkretizua asgjë" ,deklaroi Reja, duke zbuluar këto prapaskena të bujshme të merkato.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 23:03