REKORD/ 75-vjeçari bëhet transferimi më i vjetër në futboll
Një egjiptian pritet të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit. Klubi egjiptian i Kategorisë së tretë, Ezz El-Din, ka konfirmuar nënshkrimin e Ezz El-Din Bahader, që është 75 vjeç.

Në rast se do të futet në lojë, Bahaderi pritet të futet në librin e rekordeve të Ginisit. Rekordin e mbanë futbollisti Isaak Hayik që në vitin 2019 luajti për skuadrën izraelite, Ironi Yehuda.

Bahaderi pritet të luajë në Ligën e Tretë të Egjiptit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si tejet e mirë.

Sulmuesi japonez, Kazuyoshi Miura, 52 vjeç, vlerësohet aktualisht si lojtari më i vjetër aktual profesionist./
Shtuar më 22/01/2020, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori