Rekord i ri botëror i stafetës amerikane 4x100 metra
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një vrapin fantastik i atleteve të stafetës amerikane sonte në Londër në disiplinën 4x100 metra. Vrapueset amerikane arritën të thyejnë rekordin botëror të vjetër 26 vjet, madje për afro 60 të qindtat e sekondës, si dhe rekordin olimpik të vjetër 32 vjet, duke arritur kohën prej 40.82 sekondash, gjë që nuk e ka pritur pothuaj askush. Por, konkurrenca e madhe e xhamajkaneve, po ashtu të shkëlqyeshme, bëri që vrapueset amerikane të jenë super të shpejta dhe të thyejnë rekordin botëror dhe të fitojnë medaljen e artë të radhës për shtetin e tyre në atletikë.

Në stafetën amerikane vrapuan Allyson Felix, Bianca Knight, Tiana Madison dhe Carmelita Jeter.

Ndërkohë, në stafetën xhamajkane ishin Veronica Campbell-Brown, Kerron Stewart, Shelly-Ann Fraser-Pryce dhe Sherone Simpson, dhe ato arritën kohën 41.41 sekonda, duke fituar medaljen e argjendtë, derisa të bronztën e fituan atletet e Ukrainës, me rezultatin 42.04.
Shtuar më 10/08/2012, ora 21:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori