Rekord i ri në Premier League, ky është futbollisti më i ri i aktivizuar
Lojtari i Fulham, Harvey Elliot, në moshën 16 vjeç e 30 ditë është futbollisti më i ri që ka luajtur në historinë e Premier League. Mesfushori i përfaqësueses së Anglisë për moshën U-17 ka debutuar në minutën e 88’ në ndeshjen e të shtunës, kur Fulham u mposht 1-0 nga Wolves.

Ishte një tjetër ish-futbollist i Fulham, mbrojtësi i majtë Matthew Briggs ai që mbante më parë rekordin e vendosur më 13 maj 2007 në moshën 16 vjeç e 68 ditë.

Elliott, i lindur më datë 4 prill 2003, mbante më parë rekordin si futbollisti i Fulham më i ri që ishte aktivizuar si zëvendësues, me aktivizimin e bërë në raundin e tretë të Carabao Cup në shtator të vitit të kaluar, kur ishte vetëm 15 vjeç.

Elliott ka lindur 10 muaj pasi Ronaldo dhe Ronaldinho udhëhoqën Brazilin në fitimin e trofeut të Kupës së Botës dhe 9 muaj pasi Manchester United theu rekordin për transferimet në Britani, me blerjen e Rio Ferdinand nga Leeds për shumën e £30 milionë në korrik të vitit 2002.

Ai ishte vetëm 3 muajsh kur Roman Abramovich bleu Chelsean, ndërsa kur David Beckham u transferua te Real Madrid nga Manchester United për £24.5 milionë, ai ishte vetëm 2 muajsh. Kur Elliot ishte katër muajsh, Cristiano Ronaldo debutoi me United. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2019, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori