Rekord nga Rumania: 6 gola në një ndeshje (VIDEO)
Pëlqej
Claudiu Keseru, është ky emri që për një ditë bëri xhiron e botës. 27-vjeçari rumun do të mbahet mend gjatë pasi në sfidën e fundit të kampionatit ku skuadra e tij Steaua Bukuresht mposhti 6-0 Panduriin, Keseru shënoi plotë 6 gola dhe çfarë golash.

Ish-lojtari Bastias dhe Nantes në Francë shënoi në të gjitha mënyrat e mundshme duke e kthyer në të paharrueshme në aspektin personal ndeshjen me Panduriin.

"Show" i Keserut nisi në minutën e 23-të kur sulmuesi arriti të shfryzonte një krosim dhe me një zhytje me kokë mposhti për herë të parë portierin mik. Por pa kaluar ende 3 minuta lojë futbollisti rumun shënoi edhe të dytin teksa kthehu në gol një 11-metërsh. Në minutën 33-të ishte radha e golit të tretë. Këtë herë Keseru arriti të përfitonte nga një kundërsulm i shpejtë i skuadrës së tij duke e mposhtur për herë të tretë portierin e Panduriit, Stanca.

Megjithatë 27-vjeçari nuk mund të ndalej me kaq dhe perlën e tij e kishte rezervuar për në pjesën e dytë. Në minutën e 64-t ai finalizoi në mënyrë perfekte një aksion të Steauas teksa me një goditje fluturimthi nga një pozicion i prirët realizoi golin e 4-0.

Gjithsesi mbrëmja magjike e Keseru nuk përfundoi këtu pasi sulmuesi shënoi edhe dy herë të tjera për rezultatin përfundimtar të sfidës 6-0 në favor të Steauas së Bukureshtit. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori