REKORD/ Ky është ekipi shqiptar që e mbylli kampionatin me 0 humbje
Devolli i Stavri Nicës u shpall ditën e sotme kampion i Kategorisë së Dytë, Grupi B. Bardheblutë triumfuan ndaj Tepelenës në sfidën e fundit të kampionatit me rezultatin 4-1 teksa e mbyllën sezonin pas asnjë humbje, duke regjistruar kështu një rekord më vete.

Ekipi nga qyteti i Bilishtit janë të vetmit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar që e mbyllën kampionatin me kolonën e humbjeve 0.

Pavarësisht se Grupi B i Kategorisë së Dytë, shquhet për ashpërsinë që e karakterizon dhe për fusha të ashtuquajtura të pakalueshme, Devolli arriti të mbetej i pamposhtur duke treguar superioritet dhe cilësi ndaj rivalëve. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori