REKORDE / Ernesto Valverde barazon rekordin e Pep Guardiolas
Pëlqej
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka barazuar sot rekordin e vendosur disa vite më parë nga Pep Guardiola në klubin katalanas.

Pas fitores sot ndaj Eibarit në La Liga, skuadra e Valverdes e ka zgjatur në 31 ndeshje ecurinë pa humbje në ligë, gjë të cilën e kishte arritur edhe Guardiola me katalanasit në vitin 2011.

Fitorja ndaj Eibarit e vë Barcelonën 10 pikë para ndjekësit të parë në tabelë, Atletico Madridit, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në javën e 25-të, Barcelona do të kërkojë ta thyejë këtë rekord në një ndeshje kundër Gironas. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2018, ora 00:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori