Rekordet që Ronaldo dhe Messi nuk i kanë thyer ende
Pëlqej
Cristiano Ronaldo i cili ndërroi kryeqytetin spanjoll, Madridin, për Torinon e Italisë gjatë afatit kalimtar të verës, por beteja e tij me Lionel Messin vazhdon ende të jetë po aq e zjarrtë sa ka qenë gjithmonë.

Të dy lojtarët kanë mahnitur të gjithë me performancat e tyre në garat evropiane gjatë viteve të fundit, por Messi është duke e fituar këtë betejë këtë sezon, pasi që arriti t’i shënojë tri gola në ndeshjen kundër PSV.

Përkundër të gjitha rekordeve që këta dy lojtarëve i kanë, ekzistojnë disa të cilat kjo dyshe ende nuk i kanë thyer, disa prej të cilave janë:

Më së shumti golashënuar në finale të Kupës Evropiane – Këtë rekord e mbajnë Alfredo Di Stefano dhe Ferenc Puskak, pasi kanë shënuar nga shtatë gola.

Më së shumti paraqitje në Champions League / Kupën Evropiane – Rekordin e mban portieri spanjoll Iker Casillas, për ndeshjet me Real Madridin dhe Porton.

Fitore në finale me më së shumti ekipe në Ligën e Kampionëve - Clarence Seedorf e mban këtë rekord. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve me gjithsej tri klube të ndryshme, me Ajaxin, Real Madridin dhe Milanin.

Numri më i lartë i klubeve të ndryshme për të cilat ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve – Zlatan Ibrahimovic ka shënuar për gjithsej 6 klube të ndryshme në këtë garë. Këtë e ka arritur me Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin dhe Paris Saint-Germainin.

Golashënuesi më i vjetër në Champions League – Këtë rekord e mban Paolo Maldini, i cili në moshën 36-vjeçare dhe 333 ditëve arriti të shënojë në finalen e vitit 2005, mes Milanit dhe Liverpoolit.

Goli më i shpejtë në Champions League – Roy Makaay kishte arritur të shënonte vetëm 10.12 sekonda pasi kishte filluar ndeshja mes Bayernit dhe Real Madridit në mars të vitit 2007.

Het-triku më i shpejtë në Champions League – Vetëm tetë minuta i ishin nevojitur Bafetimbi Gomisit për t’i shënuar tetë gola në ndeshjen mes Dinamo Zagrebit dh Lyonit në dhjetor të vitit 2011.

Golashënuar në më së shumti sezone të Champions Leagues – Ryan Giggs i Manchester Unitedit ka arritur të shënojë të paktën një gol në 16 sezone të kësaj gare.

Më së shumti gola në një sezon të vetëm të garave evropiane – Këtë rekord e mban Radamel Falcao, i cili kishte arritur të shënojë 18 herë për Porton në sezonin 2010/2011.

Mesataren më të mirë për golaChampions League – Gerd Muller e mban këtë rekord, pasi që ai kishte shënuar mesatarisht 0.97 gola për ndeshje për Bayern Munichun.
Shtuar më 08/10/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori