Rekordi, CR7: Dua të jem numri 1 i Realit (FOTO LAJM)

E ardhmja e Cristiano Ronaldo te Real Madrid mbetet ende mister por deklaratat e fundit të yllit portugez nuk tregojnë një divorc të mundshëm mes palëve. CR7 është takuar me legjendat e gjalla të "Los Blancos" si Gento, Pirri, Amancio dhe Butragueno, të cilët luzitani i kaloi në ndeshjen kundër Sevillas me 182 golat e shënuar.

Tashmë Ronaldos i mbetet vetëm rekordi i Raul Gonzalez Blanco, i cili me fanellën e Real Madrid ka shënuar plot 323 gola.

"Jam i lumtur që e theva këtë rekord, por nuk dua të ndalem. Dua më shumë. Shpresoj të thyej rekorde të tjera dhe të bëhem numri një i historisë së Realit", tha për "AS" Cristiano Ronaldo. /albeu.com/

Shtuar më 12/02/2013, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori