Futbollisti Brazilian, Felipe Melo njihet për karakterin e tij të problematik në
fushën e
lojës. Nuk janë të rralla rastet kur mesfushori ka lënë
fushën e
lojës pas ndëshkimit me
karton të kuq.
Së fundmi ish-mesfushori i disa prej ekipeve më elitare në Itali si Juventus, Inter apo Fiorentina, ka vendosur një record negative në
fushën e blertë. Aktualisht lojtar i Palmeiras në Brazil është ndëshkuar për herë të 23 me
karton të verdhë. Madje kjo nuk e ka penguar lojtarin të bëjë batutë në
përfundim të takimit ndaj Cruzeiro.
Në
përfundim të sfidës, mesfushori tha: “Doja të isha si Sergio Ramos. Të merja vazhdimisht
karton e më pas të fitoja championsin dhe kupën e botës. Ky është objektivi im. I pranoj kritikët dhe kërkoj gjithmonë të përmirësohem”, ishin fjalët e 35 vjeçarit. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018,
ora 14:35