Rekordi i Messit, rradhën e ka Pele
Përpara se të hynte në stadiumin "Riazor" të La Corunas, Lionel Messi ishte vetëm dy gola larg barazimit të rekordit të tij personal (58 gola në një vit kalendarik). Një rekord të tillë me klubin ai e arriti në vitin 2010, por me tripletën e djeshme ai shkoi në 59 gola.

Rekordin e golave në një vit kalendarik e mban Pele, i cili shënoi 75 gola në vitin 1959 (66 me fanellën e Santosit dhe 9 me Kombëtaren e Brazilit).

Me 59 gola me fanellën katalanase dhe 12 me përfaqësuesen argjentinase, "Topi i Artë" është vetëm 4 gola larg rekordit të "Mbretit brazilian".

Kur nuk ka përfunduar as gjysma e sezonit, ai jo vetëm që pritet ta thyejë, por edhe ta thellojë atë. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2012, ora 13:43
bossi messi
e Hënë 17 Dhjetor 2012, Ora 17:09
bravo messi lojtari ma imiri ne bot i love messi i theve rekordet e botes♥
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori