Rekordi i Van Gaal: Në 5 ndeshje, 33 futbollistë (FOTO LAJM)

33 lojtarët e përdorur nga Van Gaal
Pëlqej
Louis Van Gaal është një fans i rotacionit në futboll dhe këtë e ka treguar në pak kohë që drejton Manchester United, Tekniku holandez në 5 ndeshje të zhvilluara deri tani ka përdorur plot 33 futbollistë.

Vetëm portieri ka qënë gjithmonë i njëjti, ndërsa repartet e tjera kanë patur shumë lëvizje: Van Gaal ka përdorur 9 mbrojtës, 17 mesfushorë dhe 6 sulmues, përfshirë këtu edhe blerjet e reja. /albeu.com/

Ja 33 lojtarët e përdorur deri tani:

Portierë (1): David de Gea.

Mbrojtës (9): Tyler Blackett, Chris Smalling, Phil Jones, Michael Keane, Marnick Vermijl, Reece James, Jonny Evans, Marcos Rojo, Rafael.

Mesfushorë (17): Jesse Lingard, Adnan Januzaj, Ashley Young, Darren Fletcher, Ander Herrera, Marouane Fellaini, Juan Mata, Nani (tani i huazuar te Sporting Lisbon), Antonio Valencia, Tom Cleverley (tani i huazuar te Aston Villa), Anderson, Saidy Janko, Andreas Pereira, Shinji Kagawa (tani te Borussia Dortmund), Nick Powell (tani i huazuar te Leicester City), Angel di Maria, Daley Blind.

Sulmues (6): Wayne Rooney, Robin van Persie, Danny Welbeck (tani te Arsenal), Javier Hernandez (tani i huazuar te Real Madrid), James Wilson, Radamel Falcao.

Shtuar më 18/09/2014, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori