"La Gazzetta dello Sport" i jep një hapësirë të konsiderueshme rekordit të
Zlatan Ibrahimoviç me fanellën e kombëtares suedeze. Ylli i Paris Saint Germain, me një të kaluar fitimtare edhe te Milani, në intervistën e sotme ka falenderuar dy personat që e kanë frymëzuar të jetë super-bomberi i sotëm.
"E dija që do e thyeja këtë rekord, e meritoj. E përgatitja fanellën disa ditë para ndeshjes. Do mbetet një prej kujtimeve më të bukura. Duhet të
falenderoj Fabio Capellon nëse jam ky bomber sot. Gjatë periudhës te Juventus më mësonte duke më treguar videot e Van Basten. Që prej atij momenti nisa të shënoj më shumë", shprehet
Ibra.
Goli më i bukur? "Biçikleta kundër Anglisë", përfundoi
Zlatan Ibrahimoviç. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014,
ora 15:00