Barcelona ka treguar në vitet e fundit se është skuadra që luan futbollin më spektakolar dhe dominues. Katalanasit vazhdojnë të mahnisin me rekordet e jashtëzakonshme që vendosin herë pas here duke hyrë në histori si një nga ekipet më të mira të të gjitha kohërave. Me ndeshjen e fundit në kampionat, katalanasit kanë dhuruar një rekord tjetër, duke regjistruar ndeshjen e 300-të zyrtare radhazi në të cilën ata arrijnë të sigurojnë
mbajtjen më të lartë të
topit gjatë 90 minutave.
Tiki-taka e famshme e
katalanasve është bërë objekt diskutimi prej shumë vitesh në botën e futbollit, por pakkush kishte menduar se sa kohë ka që kjo mënyrë loje është treguar efikase për t’i dhënë avantazhin kësaj skuadre. Sipas statistikave të ofruara nga vetë klubi spanjoll, hera e fundit që nuk kanë pasur
mbajtjen e
topit në një ndeshje ka qenë në 7 majin e vitit 2008, kur Real Madrid i mori zotërimin e
topit me 50.5% përkundrejt 49.5% të
katalanasve.
Në total bëhet fjalë për 185 ndeshje kampionati spanjoll, 62 në Ligën e Kampioneve, 39 në Kupën e Mbretit, 8 në Superkupën e Spanjës, 4 në Botërorin për Klube dhe 2 në Superkupën e Evropës.
Duke pasur parasysh se filozofia e
tiki-taka vazhdon të mbizotërojë në klubin Katalanas dhe për disa vite të tjera protagonistët do të jenë të njëjtët, atëherë është e imagjinueshme që shifra 400 ndeshje radhazi me zotërimin e
topit, mund të vijë shumë shpejt. Kjo është thjeshtë normale për një skuadër që në vite e ka treguar një nivel shumë të lartë futbolli. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013,
ora 13:00