Rekordi, Tito: Më interesojnë pikët
Tito Vilanova nuk ka fituar ende asgjë, por "kështjellës" së ndërtuar nga Pep Guardiola iu lëkund një themel i fortë pas rekordit të trajnerit aktual me 9 fitore dhe 1 barazim në 10 ndeshjet e para të kampionatit.

Gjithsesi, Tito ruan një linjë serioze, duke mos e shprehur entuziazmin për këtë arritje. "Mua më interesojnë vetëm pikët në renditje. Nuk kemi fituar ende asgjë, ndërsa rekordi do të thyhet një ditë", deklaroi Vilanova pas fitores 3-1 ndaj Celta Vigos.

Në fund ai qetësoi tifozët, duke thënë se dëmtimi i Lionel Messit nuk është serioz.
Shtuar më 04/11/2012, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori