Rekordmeni i ri i Suedisë, Ibra mposht Estoninë (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Zlatan Ibrahimovic është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me kombëtaren e Suedisë. Bomberi i Paris Saint Germain ishte autori i të dy golave në fitoren 2-0 për vendasit në ndeshjen miqësore ndaj Estonisë, mbrëmjen e djeshme.

Sulmuesi 32-vjeçar debutoi me kombëtaren e Suedisë në vitin 2001 në ndeshjen Eliminatore për Kupën e Botës ndaj Azerbajxhanit, ku ishte autor edhe i një goli në fitoren 3-0.

Deri tani, Ibra ka luajtur në 99 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar plot 50 gola.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Sven Rydel me 49 gola që prej vitit 1932. /albeu.com/




Sweden 2 0 Estonia 04092014 All Goals... by fotballchannell1
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori