Relaks 29 orë, pastaj fillon "karantina"
Pas dy javësh grumbullim, kombëtarja shqiptare e futbollit, do të ketë 29 orë në dispozicion për tu relaksuar. Vendimi është marrë nga trajneri Gianni De Biasi.

Të gjithë futbollistët dhe stafi, do të jenë të lirë deri sot në orën 22.00. Futbollistët, do të bashkohen me familjet dhe të afërmit e tyre dhe do të çlirohen disi nga disiplina e këtyre ditëve.

“E kishim programuar një pushim të tillë, për t’i qetësuar disi futbollistët të cilët mund të bashkohen me njerëzit e tyre të dashur. Mendoj se kjo do të shërbejë për mirë duke përmirësuar gjendjen e tyre psikologjike pas dy javëve vërtet të lodhshme.

Për më tepër, që na pret një periudhë akoma më intensive pas nisjes të hënën për në Francë”-deklaroi për faqen zyrtare të FSHF, trajneri Gianni De Biasi. Edhe ai, si gjithë të tjerët, u bashkua me familjen e tij.
Shtuar më 05/06/2016, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori