Renato Sanchez: 5 minuta nuk mjaftojnë, do largohem
Ylli portugez i Bayern Munchen tashmë e ka pranuar se kërkon të largohet përfundimisht nga bavarezët në fund të sezonit.

Sanzhez erdhi te klubi gjerman për 35 milion euro pas super paraqitjeve në Euro 2016 por ekseperienca te Bayern ka qenë ekstremisht e dështuar.

"Të gjithë e dinë se unë dua të luaj më shumë. Pesë minuta nuk mjaftojnë. Bëj më të mirën time çdo seancë stërvitore.

Trajneri e di këtë gjë, po ashtu edhe shokët e ekipit. Duhet të jem gjithmonë gati. Do të bëj më të mirën time në ato pesë minuta.

Nuk më mungon vetëbesimi. A do të largohem nga Bayern? Mendoj se po. E di që këto muaj nuk kanë qenë të mirë, por më kanë mbetur edhe 15 vite karrierë.

Akoma nuk e di se çfarë do të bëj sezonin e ardhshëm. Do të shohim, por unë dua vetëm të luaj."

Kontrata e Sanches te Bayern skadon në vitin 2021. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2019, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori