RENDITJA/ Bayerni kryeson, Interi kalon Juventusin (FOTO LAJM)

Ecuria fantastike si në Gjermani edhe në Europë, ka bërë që Bayerni i Mynihut të kryesojë renditjen e UEFA-s, për klub, me 30 pikë, i ndjekur nga skuadra e parë finaliste e Ligës së kampionëve, Paris Saint Germain me 27 pikë.

Në vendin e tretë me 26 pikë pozicionohet skuadra surprizë e Ligës së Kampionëve, Leipzig, ndërsa pas saj renditen anglezët e Manchester City-t, me vetëm 25 pikë të grumbulluara.

Po kaq pikë ka edhe Interi i Antonio Contes, që falë ecurisë mjaft të mirë në Ligën e Evropës dhe kalimit në finale, e sheh veten me pikë të barabarta me “citizens”, por mund t’i parakalojë, nëse fiton të premten ndaj Sevillas e ngre trofeun.

Një tjetër arsye pse zikaltrit do të provojnë triumfin mbrëmjen e të premtes përballë Sevillas, është edhe sepse skuadra që fiton në Europa League pozicionohet direkt në vazon e parë të shortit të Championsit, transmeton Ss.

Zikaltrit kanë lënë shumë pas edhe skuadrën tjetër italiane, Juventusin, që pas dështimit për të disatën herë radhazi në Evropë, tani e sheh veten në vendin e 11 me 22 pikë, aq sa kanë edhe Lyon, Shakhtar e Manchester United, që renditen para bardhezinjve.
Shtuar më 19/08/2020, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori