FIFA ka publikuar listën e rënditjes së Kombëtareve të futbollit për muajin
qershor. Top 10 është me të njëjtët emra por me disa ulje-ngritje të ekipeve.
Spanja, kampione në fuqi e Botës dhe Europës, vazhdon të mbajë vendin e parë, ndërsa në vend të dytë nuk është më Gjermania, por Uruguaji. Hollanda ruan vendin e katërt, ndërsa Brazili është ngjitur në vend të pestë.
Anglia, Argjentina, Kroacia, Danimarka dhe Portugalia plotësojnë dhjetëshen e parë.
Italia sërish nuk ka mundur të hyjë në 10 më të
mirat pasi sërish rënditet e 11-ta. Ndërsa Franca ndodhet vetëm në pozicionin e 14-të.
Në renditjen e re janë marrë parasysh gjithsej 115 ndeshje, 87 prej të cilave kanë qenë miqësore, ndërsa 28 të vlefshme për kualifikueset e Botërorit "Brazil 2014". /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2012,
ora 13:30