Renditja e FIFA-s, Shqipëria në rënie të lirë, Kosova vendos rekord
Kombëtarja e Shqipërisë po kalon një moment negative pasi në sfidat e fundit ka arritur rezultate shumë të dobëta. Barazimi pa gola me Jordaninë dhe humbja me Izraelin kanë ndikuar në këtë klasifikim tëpublikuar nga FIFA. Për muajin tetor, Shqipëria ka humbur tre vende duke zbritur në vendin e 60 në botë.

Ajo që po ndodh me Shqipërinë nuk po ndodh me Kosovën e cila vazhdon të vendos rekorde. Kosova fitoi ndaj Maltës dhe barazoi kundër Ishujt Faroe, rezultat që e ka ngjitur në vendin e 137, një arritje e madhe duke marrë parasysh që dy vite më parë e nisën këtë klasifikim nga fundi i renditjes. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori