Renditja e FIFA-s: Shqipëria ngjit tre shkallë, Italia katapultohet në dhjetëshe
FIFA ka publikuar
renditjen e re të muajit nëntor dhe
Shqipëria ka
ngjitur tre shkallë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja triumfuan kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Nations League dhe tani renditen në vendin e 66-të.
Nuk ka ngritje për Kosovën, që pozicionet e 117-ta në
renditjen e FIFA-s. Për rrjedhojë në kualifikueset e Botërorit 2022 do të jetë në vazon e pestë,
kurse Shqipëria në vazon e katërt.
TOP 15 – Ka lëvizje edhe në
renditjen e skuadrave më të mira të botës. Gjashtë pozicionet e para nuk ndryshojnë, me Belgjikën që renditet në vendin e parë dhe podiumi plotësohet nga Franca dhe Brazili. Anglia, Portugalia dhe Spanja vijnë pas tyre.
Argjentina ka
ngjitur një shkallë dhe tani është e shtata, duke parakaluar Uruguain. Rënie për Kroacinë që shkon në vendin e 11-të,
kurse Meksika (9) dhe Italia (10) janë
ngjitur me nga dy vende në renditje. Kolumbia ka pësuar një rënie me 5 shkallë,
kurse me nga një pozicion janë përmirësuar Danimarka, Gjermania dhe Holanda.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 13:14