Rënditja e FIFA-s, Shqipëria zbret një pozicion
Kombëtarja shqiptare ka humbur një pozicion në klasifikimin e FIFA-s. Skuadra jonë përfaqësuese gjendet në vendin e 62-të në renditjen e këtij muaji, me 1.368 pikë.

Sfida që ka ndikuar më shumë në këtë pozicionim të Kombëtares është humbja e pësuar me Turqinë, edhe pse ajo më pas u shoqërua me fitoren e pastër 3-0 ndaj Andorrës.

Sa u përket vendeve të para nuk ka ndryshimemëdha, me Belgjikënqëndron në krye të renditjes, e ndjekur nga Franca në vendin e dytë, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga përfaqësuesja e Brazilit, që pasohet nga Anglia dhe Kroacia.
Shtuar më 04/04/2019, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori