Renditja e La Ligas pas humbjes së Realit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në La Liga pas vetëm 10 xhirove. Los Blancos tani janë mposhtur 2:1 nga ekipi katalunas, Girona.

Ekipi i Zinedine Zidane e nisi mirë takimin duke kaluar në epërsi me golin e Iscos në minutën e 12-të, por vendasit përmbysën gjithçka brenda vetëm 5 minutave në pjesën e dytë.

Fillimisht Cristian Stuani barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 54’ ndërsa Cristian Portu kaloi në epërsi vendasit katër minuta më vonë duke i çuar shifrat 2:1, që doli të ishte përfundimtar pavarësisht tentimeve të vazhdueshme të mysafirëve.

Kjo ishte humbja e dytë e Real Madridit këtë edicion, që e lë tani tetë pikë prapa Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2017, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori