Renditja e re e FIFA-s, Spanja shënon ngritje
Pas ndeshjeve ndërkombëtare, FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve, derisa ka pasur ndryshime të mëdha në tabelë.

Nga renditja e muajit gusht nuk ka asnjë ndryshim në dhjetë vendet e para, por që Franca ka zëvendësuar Brazilin në vendin e dytë, duke dalur pas liderit Belgjikës.

Ndërkaq, ish-kampioni i botës dhe Evropës Spanja është ngritur në vendin e shtatë.

Kolumbia dhe Uruguai janë tre Kombëtaret nga Amerika e Jugut që ndodhen në listën e dhjetë shteteve më të renditura, derisa aty përfshihen edhe Anglia, Kroacia dhe Portugalia.

Zvicra e shqiptarëve ka mbetur në vendin e 11-të, derisa Italia dhe Gjermania ndajnë vendet 15 dhe 16.
Shtuar më 19/09/2019, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori