RENDITJA/ Klubet më të vlefshme në Europë, kryeson ekipi spanjoll
Kompania e njohur financiare dhe audituese KPMG ka përllogaritur vlerën e 32 klubeve europiane të futbollit dhe ka publikuar një renditje, që kryesohet nga Reali i Madridit, me një vlerë prej 3.5 miliardë eurosh.

Në përllogaritje merren parasysh faktorë si vlera e kartonit të lojtarëve, të ardhurat nga stadiumi, të ardhurat nga e drejta televizive etj., ndërsa podiumi plotësohet nga Manchester United dhe Barcelona.

Plot 6 skuadra italiane janë pjesë e 32 klubeve më me vlerë në Europë, por asnjëra prej tyre nuk pozicionohet në 10-shen e parë, me Juventusin që renditet i 11-ti me vlerë 1.5 miliardë dhe Interin që renditet i 14-ti me 983 milionë euro vlerë, por me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.

Edhe dy skuadrat e kryeqytetit, Roma e Lazio, kanë njohur një rritje të ndjeshme të vlerës gjatë viteve të fundit, ndërsa Milani, që renditet i 22-ti, ka pësuar një rënie me rreth 3.5% krahasuar me vitin 2016.

Vlen të theksohet se nga 10 klubet më me vlerë, në Europë, 6 janë pjesë e Premier League, të dhëna këto që konfirmojnë më së miri stabilitetin ekonomik të klubeve të futbollit në Angli, që më pas është reflektuar edhe në merkato.

Renditja

Real Madrid 3.478 miliardë euro

Manchester United 3.3 miliardë euro

Barcelona 3.193 miliardë euro

Bayern Munchen 2.878 miliardë euro

Liverpool 2.658 miliardë euro

Manchester City 2.606 miliardë euro

Chelsea 2.218 miliardë euro

Tottenham 2.067 miliardë euro

PSG 1.911 miliardë euro

Arsenal 1.852 miliardë euro

Juventus 1.735 miliardë euro
Shtuar më 28/05/2020, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori