RËNDITJA/ Tottenham me treshen më të mirë në botë, Bayern e para për gola (FOTO LAJM)

Ekip mbrojtës, i mërzitshëm dhe luftarak. Këto janë disa nga epitetet për të përcaktuar Atletikon e Madridit këto vitet e fundit.

Skuadra e Çolos, është identifikuar maksimalisht me filozofinë e trajnerit argjentinas gjatë dekadës së fundit. Por skuadra e Simeones është plot talent edhe në sulm.

Dhe përveç Zhoao Feliksit, transferuar për 127 milionë euro, apo Lemarit për 72 milionë, këtë verë Atletiko është forcuar edhe me Luis Suarezin, ndërsa shumë potencial i ka ofruar klubit në sulm edhe Markos Jorente, i cili në pozicionin e vendosur nga Simeone po kalon periudhën më të suksesshme të karrierës.

Me 25% të sezonit të luajtur, trioja e sulmit të Simeones Luis Suarez-Zhoao Feliks-Markos orente ka shënuar 16 gola dhe renditet në vend të pestë në klasifikimin e triove më të mira sulmuese këtë sezon në kampionatet europiane. Ata janë treshja më e mirë sulmuese në Spanjë dhe lënë pas kolegët e tyre të Barcelonës dhe Realit të Madridit, të cilët nuk bëjnë pjesë as në 10-en kryesore.


Mesi-Ansu Fati-Grizman kanë shënuar 13 gola mes tyre deri tani dhe renditen në vend të 11-të, ndërkohë që për të gjetur Benzemanë, Viniciusin dhe Asension e Realit (9 gola) duhet të zbresim akoma më poshtë, në vendin e 14-të. Atletiko është skuadra e pestë më e mirë e kontinentit sa i përket edhe numrit të golave të shënuar në La Liga. Klasifikimi kryesohet nga Bajerni i Mynihut, që në Bundesligë ka prodhuar mesatarisht 2.7 gola për ndeshje.


Triopja e sulmit të fituesve të tripletës: Levandovski-Gnabri-Koman ka regjistruar 22 gola deri tani dhe renditet në vend të dytë, duke pasur përpara vetëm trion fantastike të Totenhemit: Kejn-Bejl-Son (24 gola). Në podin e sulmin më të mirë është edhe Atalanta me 2.57 gola për ndeshje, me Papu Gomezin, Zapatën dhe Murielin që e kanë gjetur golin 15 herë mes tyre dhe renditen në vend të 7-të në klasifikimin e tresheve më të mira sulmuese.

Shtuar më 11/11/2020, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori