Rennes fundos Arsenalin pretendent (VIDEO)
Skuadra franceze Rennes ka marë një rezultatat fantastic në shtëpi përballë Arsenal, shkruan Albeu.com

Edhe pse pothuajse e nisën ndeshjen në disavantazh pasi Iëobi shënon që në minutën e 4’ arritën të gjenin forcat dhe ta ndëshkonin rëndë Arsenalin.

Mbrojtësi Sokratis u tregua mjaft I pakujdesshëm duke marë 2 kartona të verdhë dhe duke lënë fushën e lojës në minutën 41’ episode që karikoi skuadrën franceze e cila brazoi një minut më vonë ne Bourigeaud.

Pjese parë e mbyllur në barazim i shkonte më shumë përshtat anglezëve të cilët do të bënin çmos për ta mbajtur deri në fund por në minutën e 65’ Monreal do të devijonte topin për në portën e tij duke kaluar kështu në disavantazh skuadrën e tij.

Për të thelluar akoma më shumë humbjen do të mendonte Sarr i cili do të shënonte pas një kundërsulmi një gol mjaft të bukur me kokë në minutën e 88’.

3-1 do të ishtë rezultati përfundimtar I cili vështirëson shumë kalimin e Arsenal në fazën tjetër. /albeu.com/

Shtuar më 07/03/2019, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori