Renova eliminon Vardarin nga Kupa e Maqedonise
Albeu.com
Skuadra e Renovës e ka mposhtur sot ekipin e Vardarit duke e eliminuar në këtë mënyrë njërin nga favoritët, nga gara e mëtejme për Kupën e Maqedonisë.
Në takimin e zhvilluar në Ohër, Renova ka shënuar fitore me rezultat 2-0, dhe në këtë mënyrë e ka siguruar çerekfinalen e Kupës.

Takimi i parë i zhvilluar në stadiumin e qytetit në Shkup kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa skuadra tetovare ishte dënuar që takimin e radhës të mos e luante në shtëpi, por në Ohër.

Mirëpo, pavarësisht kësaj përparësie që pati Vardari, ata u larguan me humbje që iu kushtoi eliminimin nga Kupa e Maqedonisë.

Takimin e hapi Ibrahimi në fillim të ndeshjes (7’), ndërsa fitoren e përmbylli Memeti në minutat shtesë.
Shtuar më 30/10/2008, ora 22:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori