Renova vazhdon me Sokolin
Bylbyl Sokoli
Drejtuesit e skuadrës së Renovës nuk e kanë ndërmend të shkëpusin bashkëpunimin me trajnerin më të suksesshëm kosovar, Bylbyl Sokoli, me gjithë serinë e rezultateve negative, ka bërë të ditur drejtori i Renovës, Qenan Idrizi, të mërkurën.

Skuadra e Renovës në tri ndeshjet e pjesës pranverore të Superligës së Maqedonisë ka fituar vetëm një pikë.
"Edhe pse nuk jam i kënaqur aspak me rezultatet e pranverës nuk e kemi ndërmend të bëjmë ndryshime. Besoj se do të dalim nga kjo krizë", tha Idrizi.

Në Superligën e Maqedonisë, Renova zë vendin e katërt me 35 pikë, kurse tabelës pas 21 javëve i prin Shkëndija me 42 pikë.
Shtuar më 17/03/2011, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori