Resino: Nuk do te largohem nga Atletico
Albeu.com
Trajneri i Atletico Madrid, Abel Resino, nuk ka koment pas humbjes së mbrëmshme turpëruese prej 5-1 nga Racing Santander.“Ka pasur shumë gabime dhe ekipi kurrë nuk e kontrolloi ndeshjen. Këto janë gjëra të pakuptueshme dhe të pashpjegueshme. Nuk mund ta kuptoj dhe nuk mund ta shpjegoj”, ka thënë Resino.

“Nuk do të largohem. Sonte u ndjeva keq. Por nesër duhet të rikthehem në punë dhe t’i mbledh lojtarët. Do të vazhdoj përpara, jam tip luftarak”, ka shtuar spanjolli.
Shtuar më 24/04/2009, ora 17:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori