Respekt për Maradonën, ndeshjet e Champions filluan me një minutë heshtje
Ndeshjet e LigësKampionëve sonte filluan me nderimin e të ndjerit, Diego Maradona.

Në këtë mënyrë, klubet më të mëdha në Evropë i dhanë nderime shtesë burrit të madh, për të cilin respekti po vjen nga e gjithë bota.

Borussia Monchengladbach dhe Shakhtar zhvilluan ndeshjen në një orar më të hershëm, por gjermanët arritën të organizoheshin për të nderuar me një minutë heshtje Maradonën.

Lojtarët e Inter dhe Real Madrid po ashtu bënë të njëjtën gjë, pa harruar edhe ndeshjet tjera të LigësKampionëve.
Shtuar më 25/11/2020, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori