Retrospektivë, Rooney firmos me United deri më 2015
Ferguson dhe Rooney
Tashmë ka mbaruar telenovela Rooney. Do të kenë qënë thirrjet e tifozave, do të ketë qënë vetë Ferguson për ta bindur që smund të bënte pa të kjo nuk dihet, por fakti qëndron se Rooney do të jetë sulmuesi I Manchesterit deri në vitin 2015. Lojtari ka firmosur për klubin edhe për 5 vjet të tjera duke injoruar zërat që e largojnë nga United.

“Ka qënë një javë e vështirë, ka komentuar Ferguson, gjithmonë kam thënë se për Rooneyn porta do të ishte gjithmonë e hapur dhe jam I lumtur që Rooney ka vendosur të qëndrojë. Në kësi rastesh është e vështirë të kuptosh se sa e rëndësishmë është një klub futbolli dhe ajo që ndodhi këto ditët e fundit ndihmoi për të kuptuar situatën. Mendoj se Roonet ka kuptuar se sa I madh është Manchester United”, ka përfunduar Ferguson.(albeu.com)
Shtuar më 22/10/2010, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori