Reus beson: Kapim Champions-in
Katër fitore radhazi në Bundesligë ishin të mjaftueshme që Borussia Dortmund t'i largohej fundit të klasfikimit për të shpresuar tashmë te një kualifikim i mundshëm në kompeticionet europiane. Verdhezinjtë e nisën shumë keq sezonin por tashmë e shohin veten në pozicionin e 10-të në kuotën e 28 pikëve, 8 më pak se Bayer Leverkusen i vendit të 4-rt që shkon në Champions League dhe 5 pikë më pak se Hoffenheimi i vendit të 7-të që kualifikohet në Europa League.

Marco Reus, i cili me rikthimin e tij nga dëmtimi i ka dhënë një tjetër impakt lojës së Borussias, është i bindur se verdhezinjtë do të vazhdojnë me këto ritme edhe gjatë muajve në vazhdim.

"Deri një muaj më parë flitej se Dortmundi do të ishte në garë për mbijetesën deri në përfundim të kampionatit. Por ne në vetëm pak kohë treguam se jemi një skuadër me kualitete të mëdha brenda. 4 fitoret radhazi në Bundesligë janë shumë të rëndësishme për ne pasi mbi të gjitha na shtojnë besimin për të bërë mirë edhe në sfidat e ardhshme. Aktualisht gjërat po shkojnë në mënyrë të shkëlqyer për ne edhe pse gjatë javëve në vazhdim na presin ndeshje shumë të vështira. Shumë skuadra janë ende përpara nesh në renditje por unë jam i bindur se në fund të kampionatit ne mund t'i parakalojmë shumicën e tyre dhe mund të kualifikohemi në Champions League". /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2015, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori