Reus e përsërit: Nuk do të luaja kurrë për Bayern Munchen
Marco Reues e ka thënë edhe më para dhe vazhon ta përsërisi se nuk do të luante kurrë për Bayern Munchen.

30 vjeçari ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim te Bayern Munich gjatë karrierës së tij që kur u bë një yll i Bundesligës, te skuadrat Borussia Monchengladbach dhe Dortmund.

"Kërkesa erdhi (nga Bayern), ashtu siç erdhën edhe nga klubet tjera. Unë kam respektin më të madh për Bayern Munich dhe atë që klubi ka bërë për dekada", ka deklaruar Reus për Bild.

"Por unë gjithmonë kam dashur të luaj për Dortmundin. Gjithmonë ishte klubi që zemra ime tërhoqi".

"Kur luaja në Gladbach atë kohë, ishte e qartë për mua: brenda Bundesligës, unë do të ndryshoj skuadër vetëm për Dortmund, përndryshe do të shkoj jashtë vendit".
Shtuar më 09/04/2020, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori