Reus kërkon largimin, Reali në pole-position
Pëlqej
Marco Reus nuk do të qëndrojë te Borussia Dortmund dhe e ka informuar tashmë teknikun Jurgen Klopp se në verë do të largohet nga skuadra. Lajmi jepet nga e përditshmja madrilene "AS", sipas së cilës gjermani, të cilit i skadon kontrata në fund të vitit 2016, nuk dëshiron të rinovojë.

Real Madrid duket se është në pole-position për të marrë shërbimet e Reus, i cili ka të njëjtin agjent me Toni Kroos.

Tjetër skuadër që interesohet për gjermanin e Borussias është edhe Barcelona. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori