Reus kërkon Realin, refuzon rinovimin
Pëlqej
Mediat angleze dhe gjermane raportojnë se Marco Reus ka refuzuar të negociojë rinovimin e kontratës me nënkampionin e Bundesligas.

Kontrata aktuale e 25-vjeçarit skadon në vitin 2017, mirëpo BVB dëshiron t’ia vazhdojë në mënyrë që të largojë interesimin e klubeve të shumta.

Në verën e ardhshme aktivizohet klauzola e tij prej 25.5 milionë eurosh dhe padyshim se shumë klube janë të gatshme ta paguajnë atë.

DailyStar njofton se klubet angleze – Manchester United, Arsenal dhe Liverpool – janë vënë menjëherë në alarm, mirëpo burimet thonë se vet futbollisti dëshiron të transferohet te Real Madridi.
Shtuar më 29/09/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori