Reus: Nuk do të më shihni kurrë duke veshur fanellën e Bayernit
Marco Reus nuk ka dyshime aspak për të ardhmen e tij dhe kjo pasi ai është shumë i vendosur se karriera e tij do të mbyllet tek ekipi aktual, që është Dortmundi. Fantazisti gjerman në një intervistë për mediat gjermane ka mbyllur çdo derë për një largim tek Bajerni.

"Nuk do të më shihni kurrë duke veshur fanellën e Bayernit. Ky është një premtim që do ta mbaj deri në fund", tha fillimisht Reus.

"Një arsye tjetër se përse unë nuk do të shkojë kurrë te Bayerni është edhe fakti se ata kërkojnë të rinovojë skuadrën, ndërsa unë jam thuajse 30 vjeç", ka përfunduar gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori