Reus spektakolar, Borussia mposht Augsburgun (VIDEO)
Pëlqej
3 pikë për 15 minuta, kaq ju desh Borussia Dortmund për të marrë suksesin e parë në kampionat, pasi mundën Augsburgun 2-3. Humbja e një jave më parë kundër Bayer Leverkusen ishte histori e vjetër për verdhezinjtë, ashtu si dhe zërat e merkatos së verës për Marco Reus, që pasionin e tij për lojën por dhe për fanellën e Dortmundit e shfaqi me një gol të rrallë.

Finalizim i përsosur që la pa fjalë dhe trajnerin Jurgen p, të cilin përgjithësisht jemi mësuar ta shikojmë energjik në bankinë. Sikur të mos mjaftonte goli, tre minuta më pas në të 15-tën, Reus dha dhe asistin për golin e dytë të Sokratis Papastathopoulos që kërceu më lartë se të gjithë duke “ngulur” topin me kokë në fundin e rrjetës.

2-0 dhe tani miqtë mund të impononin ritmin e ndeshjes sipas dëshirës.

Formacioni i Klopp për të qenë realist e kërkoi golin e tretë, por te ai nuk arriti aq shpejt sa te dy të parët, teksa priti deri në minutën e 79-të, për të parë kolumbianin Ramos, që të shtynte drejt portës topin.


Golat megjithatë nuk kishin përfunduar, pasi në të 83-tën dhe 90-tën Augsburgu i dha mundësinë tifozëve të tij për të festuar, teksa shkurtoi shifrat në 2-3 me realizimet e Bobadillas dhe Matavz.

Zgjimi megjithatë për bavarezët ndodhi shumë vonë, dhe tre pikët në fund i mori Borussia Dortmund. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori