Revoltohen tifozët e Milanit, shkak ndeshja Juventus-Atalanta
Milani po kërkon me doemos që sezonin ta mbyllë në vendin e 4 të cilin aktualisht e mban Atalanta.

Një ndryshim orari për ndeshjen Juventus-Atalanta ka tërbuar jo pak tifozët e Milanit.

Ndeshja me Juventusit dhe Atalantës, e vlefshme për javën e 37-të të kampionatit italian, do të luhet të dielën e ardhshme në orën 20:30 dhe jo në 15:00, siç ishte programuar.

Ky ndryshim i orës erdhi pas kërkesës së klubit bardhezi, kjo pasi klubi do të festojë bashkë me tifozët titullin e tetë radhezi.

Ky vendim ka sjëllë një indinjatë të madhe të tifozëve të Milanit, të cilët në rrjetet sociale kanë shpërthyer kundër këtij vendimi, sipas "Calciomercato".

Kjo për shak se Milani do të zbresë në fushën e lojës atë ditë ndaj Frozinones në orën 18:00 dhe kështu Atalanta do të jetë njohur me rezultatin e kuqezinjve, me të cilët janë në garë për vendin e katërt.

Kështu Atalanta do të ketë më shumë kohë të çlodhet për finalen e Kupës ndaj Lacios, që do të luhet katër ditë më vonë. /albeu.com/

Shtuar më 10/05/2019, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori