Revoltohet presidenti Tottenhamit: Nuk do pranojmë asnjë ofertë për Pochetinon
Manchester Uitedit është skuadra më e interesuar për të afruar një trajner të ri në fund të këtij sezoni teksa Norvegjezi Ole Gunar Solskjaer është zgjedhur i përkohshëm në skuadër.

Sipas "The Sun", drejtuesit e "Djajve të kuq" kanë si synim të marrin në “Old Trafford” trajnerin argjentinasTottenhamit, Mauricio Pochettino, për të cilin janë gati të ofrojnë rreth 50 milionë paundë.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i bosit të Tottenhamit, Daniel Levy, i cili u ka theksuar drejtuesve të klubit, të refuzojnë çdo ofertë në drejtim të Pochettinos, pavarësisht shifrës që do të vijë në këmbim të kartonit.

Levy bindi trajnerin argjentinas të rinovojë kontratën në muajin maj, duke e zgjatur për 4 vitet e ardhshme, ndaj tashmë nuk ka ndërmend ta lërë të largohet, qoftë edhe në këmbim të 50 milionë paundëve. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2019, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori