Revolucion “Milan”: Tevez, Balotelli, Kaka dhe...
Në shtëpinë e
Milanit bëhen gati për
revolucion. Galliani e ka seriozisht kësaj rradhe dhe ka marrë ok-in e Berlusconit për të bërë atë që atij i duket më e mira për klubin.
Sipas asaj që raporton "Corriere dello Sport", gjithçka rrotullohet rreth mos lejimit të largimit të Patos te PSG, akord që u prish nga vetë numri 1 i
Milanit. Ancelotti është i gatshëm të ofrojë 27 milionë euro plus bonuse për brazilianin dhe me lekët e fituara nga ai dhe jo vetëm
Milan mendon të bëjë lëvizje të mëdha në merkaton e verës.
Tevez mbetet prioritet por pa harruar "ëndrrën" Balotelli. Me
disa forco ekonomike dhe me ndihmën e agjentit të tij Mino Raiola më në fund mund të rikthehet në Milano.
Pas tij vjen Ricardo Kaka, nostalgjia e tifozëve kuqezinjë. Brazilianit i mbetet të bindë Mourinho për
ndryshe një rikthim i tij në San Siro nuk përbën ndonjë habi të madhe.
Por
Milan duhet të mendojë edhe për bomberin suedez Ibrahimoviç. Agjenti i tij Raiola
disa ditë më parë foli për rritje rroge për klientin e tij për
ndryshe do të punojë që ti gjejë një klub tjetër. Por
Milan dhe vetë lojtari kanë shprehur dëshirën që Ibra ta përfundojë karrierën te
Milan.
Asgjë nuk është e sigurtë por ajo që pritet të ndodhë në verë në shtëpinë e
Milanit do të jetë një
revolucion i vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2012,
ora 09:37