Kur golat e para u realizuan në ndeshjet e futbollit të kampionatit të Arabisë
Saudite të premten dhe të shtunën, një zhurmë e re iu shtua asaj së zakonshmes në tribuna: tingujt e grave që brohorisnin.
Në mbretërinë islamike, që është e fiksuar pas futbollit, por që është ultrakonservatore, ndeshja mes skuadrave lokale Al-Ahli dhe Al-Batin në Jidda, që u zhvillua të premten, ishte e para në të cilën u lejuan të jenë të pranishme edhe gratë në stadium, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ky veprim është një hap i ri i Qeverisë
saudite për të hequr kufizimet gjinore sa i përket daljes në publik.
Arabia
Saudite prej kohësh ka qenë një nga vendet më strikte në botë për
femrat, ku një kombinim i fesë dhe i rregullave të qeverisë ka diktuar që ato të vishen me ferexhe dhe të kenë të ndaluara shumë gjëra, përfshirë edhe ngasjen e veturës.
Por
këto rregulla filluan të ndryshojnë nën mbretin Salman, i cili në vitin 2015 u bë monarku saudit, dhe që këshillohet nga i biri, Mohammed bin Salman (32) -
princi i vendit.
Princi Mohammed ia ka hequr pushtetin policisë religjioze dhe ka vendosur
femrat në pozita të shquara, të cilat kurrë nuk do t'i kishin mbajtur më parë. Po ashtu,
princi në muajin qershor të vitit të shkuar ua mundësoi femrave që të marrin edhe patentën e shoferit.
Këto përpjekje janë pjesë e reformave më të gjëra që po e dërgojnë ekonominë
saudite drejt ristrukturimit. Në të vërtetë ekonomia
saudite kryesisht është e varur nga nafta, por qeveria tashmë nëpër vendet e reja të punësimit që i ka hapur po i përfshin edhe
femrat.
Shtuar më 15/01/2018,
ora 13:56