Revolucion te Barcelona, ëndrra mbetet Griezmann
Dy ditë pas eleminimit të turpshëm në Anfield Road shtypi spanjoll e vë në dyshim të ardhmen e Barcelonës.

Duke pritur për të kuptuar nëse Ernesto Valverde do të mbetet ose jo në krye të ekipit tifozët duan në stol Xavin i cili sapo u tërhoq nga futbolli i luajtur, shkruan Albeu.com.

Me një moshë mesatare mjaft të lartë, Barça ka nevojë për një "modernizim" dhe për këtë arsye Marca, "Mundo Deportivo", duke kaluar te "AS" dhe "Sport", kanë përpiluar listën e lojtarëve të cilët priten të vijnë në fund të këtij sezoni.

Frankie De Jong nga Ajax tashmë ka nënshkruar për Barçën, dhe 19-vjeçari Matthijs de Ligt gjithashtu mund të vijë për të përforcuar mbrojtjen.

Megjithatë, ëndrra mbetet Antoine Griezmann i Atletico Madrid, klauzola e zgjidhjes të së cilës pas 1 korrikut kalon nga 200milion euro në 120 milionë euro, një çmim i volitshëm për fondet e Barçës.

Ndërkohë sa u përket futbollistëve që priten të largohen sipas AS janë plot 10.

Kevin Prince Boateng, Jeison Murillo, Thomas Vermaelen, Jasper Cillesen, Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Malcom, Ivan Rakitic, Rafinha dhe Denis Suarez janë emrat që nuk bëjnë pjesë në planet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm. /albeu.com/



Shtuar më 09/05/2019, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori