Revolucion te Juve, pritet të shiten 6 lojtarë
Juventusi duket se do të bëjë revolucion të madh këtë verë, duke hedhur në treg lojtarë si Gonzalo Higuain, Federico Bernardeschi, Sami Khedira, Mattia De Sciglio, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani.

Sipas gazetës Tuttosport, Bianconerët tashmë kanë vendosur që ta ndajnë skuadrën, pasi tashmë e kanë shitur Miralem Pjanici te Barcelona në këmbim të Arthur Melo dhe kanë paguar edhe 10 milionë euro.

Të tjerët në pronësi të Juventusit dhe aktualisht në huazim si Luca Pellegrini në Cagliari dhe Cristian Romero në Genoa, do të shiten ose përdoren si pjesë e marrëveshjeve të këmbimit.

Objektivi është të gjejnë lojtarë që i përshtaten vizionit të trajnerit Maurizio Sarri, por edhe të ulin moshën mesatare të skuadrës, e cila është shumë e lartë.

Sidoqoftë, gazeta me qendër në Torino tregon gjithashtu se kjo nuk do të jetë aq e lehtë, pasi pagat e larta që ata fitojnë në Juve i bëjnë të ndërlikuara negociatat me klube tjera. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2020, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori