E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Revolucion te Manchester United, gati 6 largime
Manchester United është gati të largojë deri gjashtë lojtarë në fund të sezonit, pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer synon të ndërtojë një ekip të aftë për të konkurruar për titullin e Premier Ligës.

Merkatoja e verës pritet të tronditë ambientin tek United, sikurse ndodhi në vitin 2015, kur trajneri holandez, Louis van Gaal nënshkroi me gjashtë lojtarë, duke larguar tetë të tjerë. Zakonisht ndryshohen tre lojtarë në vit, por për shkak të gjendjes aktuale “shkundja” do të jetë më e fortë.

Antonio Valencia duket i sigurt drejt largimit, pas një dekade me United. Ekuadoriani nuk është aktkvizuar më që nga fillimi i janarit.

Matteo Darmian gjithashtu nuk ka vend në formacion, ndaj për të është projektuar kthimi në Itali. Mbrojtësi 29-vjeçar ka luajtur vetëm gjashtë herë këtë sezon dhe vetëm dy herë nën drejtimin e Solskjaer.

Manchester United gjithashtu ka të ngjarë të shesë edhe Marcos Rojo dhe Eric Bailly, dy kandidatët kryesorë për t’u larguar nga reparti i mbrojtjes.

Ander Herrera dhe Juan Mata janë të dy të vendosur të largohen si lojtarë të lirë nëse nuk arrijnë të bien dakord për kontratat e reja pas 18 muaj negociatash.

Përveç lojtarëve të sipërpërmendur, pritet të largohen edhe Timothy Fosu-Mensah dhe Axel Tuanzebe, aktualisht të huazuar tek Fulhami dhe Aston Villa.
Shtuar më 04/04/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori